Qeveria shqiptare ka aprovuar kërkesën e kompanisë Faethon për ndërtimin e një impanti fotovoltaik 93 megavat në zonën e Libohoves.
Pas miratimit të aplikimit, Faethon duhet të përfundojë ndërtimin e impantit dhe të nisë prodhimin e energjisë brenda një periudhë 3 vjeccare. Në këmbim kompania do të ketë të drejtë të shfrytëzojë centralin për një periudhë prej 49 vitesh.
Impianti i miratuar përdor 157 mijë module diellore Hanwha Q Cells me kapacitet 590 W, si dhe 18 invertera gendrore te tipit SMA. Ky sistem arrin në një kapacitet te instaluar total prej 93 MË.
Modulet FV montohen në struktura metalike të mbështetura në toke me kënd inklinimi 26° dhe distance mes rreshtave 6.60 m. Sipas qeverisë, ky projekt përputhet me objektivat e strategjisë për shtimin e impianteve miqësore me mjedisin që prodhojnë energji.
Kompania Faethon është regjistruar në 28 korrik 2022 dhe aksionet e saj zotërohen 100 për qind nga shoqëria greke HERON II THERMOILEKTRIKOS STATHAMOS VIOTIAS.
Ky është një ndër dhjetëra projekte me kapacitet të konsiderueshëm të cilët kanë kërkuar pranë qeverisë miratim të aplikimeve të bëra dhe që ndodhen në hallka të ndryshme nga faza paraprake deri në zbatim. Interesi për fotovolatikët vijon të mbetet i lartë.
Interesi për energjinë diellore u rrit dukshëm pas miratimit të ligjit për burimet e rinovueshme por hovi i saj real u shfaq pas krizës së energjisë që nisi në vitin 2021 dhe që çoi çmimet në bursa në nivele të papara ndonjëherë.