19 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Qeveria miraton ndërtimin e termocentralit 170 mega me gaz në Roskovec

Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e një termocentrali me fuqi të instaluar 170 mega në Roskovec të Fierit. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave i ka dhënë dritën jeshile projektit që do të prodhojë energji me gaz.

Me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e ndërtimit të termocentralit dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Roskovec, Qarku Fier, nga shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas vendimit të qeverisë, termocentrali do të ndërtohet nga shoqëria Fier Thermoelectric. Kjo shoqëri zotërohet në masën 35 për qind nga kompania greke Depa Commercial, po 35 për qind nga grekja tjetër Gek Terna si dhe 30 për qind nga kompania shqiptare Gener 2 e biznesmenit Bashkim Ulaj.

Në vendim, qeveria thotë se koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Kompania private do të ketë të drejtë të shfrytëzojë termocentralin për 49 vjet, ndërkohë që energjia e prodhuar prej tij nuk blihet nga shteti, por do të shitet në tregun e lirë. Shteti përfiton 2 për qind të sasisë vjetore të energjisë së prodhuar nga termocentrali ose ekuivalentin e saj në lekë në formën e rentës.

Protesta nga banorët
Projekti për ndërtimin e termocentralit është kundërshtua nga banorët e zonës. Fermerë të disa fshatrave të Roskovecit e Dimalit kanë dalë disa herë në protesta për të ndalur ndërtimin e kësaj vepre për shkak të impakteve mjedisore.

Po kështu, kundërshti për ndërtimin e këtij termocentrali ka patur edhe nga politika. Partia e Lirisë e ka quajtur atë një projekt kriminal që u çon vdekjen tek shtëpia banorëve të Roskovecit dhe zonave përreth.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *