11 Prill, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Radhët në banka zhysin në kaos skemën e subvencionit të fermerëve

Skema e re e subvencionimit të naftës ka sjellë kaos tek fermerët. Përveç faktit që aplikimi bëhet online, ata do të duhet të kenë një llogari në bankat e nivelit të dytë për të marrë paratë. Hapja e llogarive ka krijuar edhe radhë të gjata në dyert e bankave në Berat.

“12 dynym, çdo vit, vitin e kaluar kam aplikuar dhe këtë vit. Vetëm në bankë këtu nuk mund të merrni një numër llogarie. Ee as nuk di gjë fare, thonë do japin lekë jo naftë, nuk dimë gjë akoma”, thotë një fermer.

Vonesat në dyert e bankave, sipas fermerëve, po i penalizon ata që të plotësojnë në kohë aplikimin për të përfituar subvencionin.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit fermerët nuk do të tërheqin naftën, por do të subvencionohen me lekë, shumë e cila llogaritet sipas një skeme referuar tabelës për normat e konsumit të naftës, ku vlera e përfitimit llogaritet sipas kulturave.

Euronews.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *