Shqipëria është është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025 në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.
Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur përpara hapjes së panairit, kryeminsitri Edi Rama foli për rritjen e numrit të turistëve dhe fluturimeve përmes aeroportit “Nënë Tereza”, duke shtuar se Shqipëria është në treshen kryesore të Kartës së Organizatës Botërore të Turizmit, së bashku me Katarin dhe Arabinë Saudite me rritjen më të shpejtë.
Teksa u pyet në lidhje me politikat që parashikon të ndërmarrë qeveria për të tërhequr më shumë kompani ajrore, Rama foli për ndërtimin e aeroporteve, duke shtuar se sivjet pritet të nisë operimin aeroporti i Vlorës.
Gjatë konferencës, Rama u pyet edhe për zhvillimin e transportit rrugor dhe atij detar, si një alternativë për turistët që duan të vizitojnë Shqipërinë.
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin këtë vit zhvillohet në data 4-6 mars.