Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Me një status në rrjetet sociale, Rama thotë se synimi i qeverisë së tij është që aeroporti të jetë gati vitin e ardhshëm.
Ai thekson se për këtë arsye punimet në kantier po vijojnë me ritme të shpejta.
“Mirëmëngjes,
dhe nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.