Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të prodhojë në vend paratë dhe të gjitha llojet e letrave me vlerë.
Shefi i qeverisë bëri të ditur se qeveria do të firmosë javët e ardhshme një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për të transformuar tërësisht Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.
“Ne jemi duke përgatitur, dhe besoj që do ta firmosim në javët e ardhshme, një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar tërësisht Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë”, tha Rama.
Sipas Ramës, ambicia e qeverisë është që në një kohë jo të largët, të arrijmë jo vetëm të prodhojmë në vend paratë, të prodhojmë në vend të gjitha llojet e letrave me vlerë, përfshirë edhe të gjithë çfarë ka në botën digjitale.