Kryeministri Rama tha se gjatë qeverisjes së tij, investimet në ushtri janë dhjetëfishuar. Ai ka theksuar se sot pagat në ushtri janë më të lartat në rajon.
“Fondi i pagave ishte 28 milionë euro. Ushtria më e paguar në Evropë dhe e prekur keq nga korrupsioni. Sot është 280 milionë euro. Sot është ushtria më e paguar në rajon. Sapo e kemi kaluar Serbinë për sa i përket pagave në ushtri. Synojmë që brenda mandatit të katërt në Shqipëri 2030, paga mesatare të jetë me pagën mesatare të vendeve të NATO-s”, tha Rama.
Më tej, kryeministri bëri të ditur se Shqipëria do të blejë edhe një luftanije të madhe, por nuk dha detaje të tjera.
“Sot kemi një bazë taktike e NATO-s, një flotë helikopterësh dhe së shpejti me një luftanije të madhe, përveç atyre të vogla. ky është vetëm fillimi i një transformimi. Industria ushtarake ka filluar të hedhë themelet. Do të rilindim shkollën e aviacionit. Kemi bërë një marrëveshje me një partner ndërkombëtar shumë të fuqishëm”, tha Rama.
A2CNN