30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Rama: Taksa 3 për qind e strehimit social do të merret aty ku ndërtohet objekti

Kryeministri Edi Rama deklaroi se taksa 3 për qind e strehimit social do të merret aty ku ndërtohet objekti. Në një takim me biznesmenë, kreu i qeverisë tha se nuk do të tolerohet më që ndërtuesit ta japin sipërfaqen ndërtimore në zona të tjera, por do t’u merret fizikisht aty ku bëhet ndërtimi.

“Janë mbledhur 100 milionë për socialen. Unë mendoj se Bashkia e Tiranës nuk duhet t’ju tolerojë. Duhet ta jepni 3% aty ku ju ndërtoni,” tha Rama.

Shefi i qeverisë u ka kërkuar gjithashtu ndërtuesve, që të deklarojnë çmimet reale të shitjes së pronave dhe të mos kërkojnë llogari nga shteti kur kapen duke gënjyer.

“Askush nuk ju detyron të ndërtoni, nuk u ka vënë njeri thikën. Ju ndërtoni se ka shumë interes dhe fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. Mos hajdeni të bëni si shtresë në nevojë. Ne flasim për procedurat ju thoni kemi çuar letër dhe kërkoni që shteti të mos marrë atë që i takon për njerëzit.Thoni pse shteti na kap duke gënjyer në mes të vitit se, ne jemi mësuar të na kapin në fund të vitit. Ju gënjeni nga halli, por vjen një moment që shtyhet më tutje kufiri dhe kështu harmonizojmë interesat më mirë,” përfundoi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *