Të ardhurat pasive po bëhen gjitmonë e më shumë një mënyrë e mirë për të tërhequr investitorë të rinj.
Të dhënat nga platforma “STATISTA” tregojnë se numri i përdoruesve në tregun e kriptomonedhave në Shqipëri përllogaritet të arrijë deri në 126 mijë përgjatë vitit të ardhshëm, ose e thënë ndryshe 1 në 19 banorë në vendin tonë mbajnë kriptomonedha në portofolet e tyre virtuale si binance, bybit etj.
Edhe pse një vend ku zhvillimet teknologjike nuk janë pikat më të forta, duket se shqiptarët janë dashuruar mbas bitcoin me kriptove të tjera.
Të ardhurat nga tregu për vitin aktual përllogarit deri në 1.2 milionë dollarë për vendin tone, ku të ardhurat mesatare për përdorues arrijnë në 9.5 dollarë.
Kriptomonedha më e madhe bitcoin momentalisht po këmbehet me 60 mijë dollarë.
Scan TV