Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot sekuestrimin e 50 milionë eurove pasuri, të 7 personave të dënuar më parë në Belgjikë.
Mes tyre është edhe Kristian Boçi, një emër i njohur në Shqipëri, pasi është shumë i ndjekur në rrjetet sociale si bamirës dhe falë miqësisë me aktorin Bes Kallaku.
Ai ka reaguar pak minuta më parë në Instagram, ku thotë se kurrë nuk i ka hyrë në hak Shqipërisë, as me vjedhje dhe as me tendera e me krime, teksa shton se e respekton ligjin dhe do të vijojë ta bëjë.
“Zoti nuk na sjelle rastesisht ne nje Komb. Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë edhe kafshatën e fundit me atë që ska. Kurrë si kam hy në hak vëndit tim, as me vjedhje, as me ntendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te repsektoj une ty. Jam kalimtarë, në këtë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë. Zoti e bekoftë vëndin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë”, shkruan ai.