Përgjatë vitit që lamë pas, mbi 12 mijë biznese kanë vendosur të pezullojnë aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave nga administrata tatimore, kalimi nga subjekt aktiv në pasiv i tatimpaguesve për vitin 2023 ka qenë një proces që pothuajse kryhet në mënyrë automatike në sistemin informatik dhe vetëm ne disa raste nga Drejtoritë Rajonale Tatimore në rrethe, për tatimpaguesit që regjistrohen pranë tyre.
Të dhënat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve, tregojnë se në fund të vitit 2023 rezultojnë të regjistruar në regjistrin pasiv në total 152,179 tatimpagues, nga të cilët kanë kaluar gjatë këtij viti 12,341 tatimpagues. Shqipëria numëron rreth 120 mijë biznese aktive në total, cka do të thotë se vitin e kaluar kaluan në status pasiv 10 për qind e totalit të bizneseve në vend.
Përditësimi dhe azhornimi i regjistrit pasiv të tatimeve bëhet nëpërmjet kalimit në pasiv nga veprimet e pezullimin te aktivitetit që kryhen tatimpaguesi në Qendrën Kombëtare të Biznesit, dhe kalimi automatik nga sistemi edhe i tatimpaguesve që kane periudhë mosdeklarimi dhe deklarimin pa veprimtari për me shume se 12 periudha mujore të njëpasnjëshme dhe tashme kjo procedurë për ekzekutimin e procesit të kalimit automatik në pasiv nga sistemi, funksionon rregullisht për çdo dite dhe të dhënat janë të plota për administratën tatimore.
Gjatë vitit 2023 kane kaluar në pasiv nga aplikimet e pezullimit te veprimtarisë së tatimpaguesve në QKB 8,479 bizneset dhe 3,862 biznese të tjera kanë kaluar në këtë regjistër kryesisht nga veprimet automatike në sistem bazuar në mosdeklarim apo deklarim me zero te deklaratave tatimore.
Sipas tatimeve, lista e subjekteve pasive e përditësuar i shërben sistemit të fiskalizimit të DPT i cili lidhet direkt me sistemin tatimor dhe parandalon rastet abuzive për faturim për qëllime të transaksioneve te tyre.
Scan tv