Emisari Presidencial i SHBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell, është takuar me biznesmenin Klodian Allajbeu.
Takimin e ka bërë të ditur në profilin e tij në “X”, vetë Allajbeu, duke potencuar se ka qenë një takim i shkëlqyer dhe produktiv.
“Gjithmonë i frymëzuar nga dëshira e tij për sukses dhe përkushtimi ndaj punës së tij!”, ka shkruar Allajbeu.
Këtë postim të Allajbeut për takimin e ka shpërndarë edhe vetë Grenell në profilin e tij zyrtar, duke thënë se bisedat me Allajbeun janë gjithmonë kënaqësi.
Klodian Allajbeu është pronar i Spitalit Amerikan në Kosovë dhe Shqipëri.