20 Shkurt, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Rikthehen Naimi me Lasgushin/ Air Albania zgjerohet me 6 linja të reja në Evropë

Air Albania rinis me vrull këtë javë dhe do të hapë fluturime të reja drejt Austrisë, Belgjikës, Greqisë, Italisë, Zvicrës dhe Turqisë falë rikthimit të dy avionëve, që do të hyjnë në flotë duke nisur nga data 19 shkurt. Nga këto linja, disa janë rinisje, ndërsa disa të tjera janë linja që hapen për herë të parë.

Zgjerimi i linjave është bërë i mundur falë rimarrjes së dy avionëve nga kompania ajrore shqiptare. Avioni i parë, i cili mbërriti në Tiranë mbrëmjen e djeshme, mban emrin “Naimi” dhe është marrë me qira nga Fly2Sky, një kompani ajrore bullgare e specializuar në këtë treg. I pari nga dy avionët ka regjistrimin LZ-FSB.

Avioni i dytë është Lasgushi. Air Albania i kishte patur më parë këta avionë, por pas përfundimit të kontratave të qirave, kompania kishte reduktuar linjat e fluturimit. Tani me sa duket Air Albania ka vendosur të zgjerohet duke i rikthyer sërish avionët në flotë.

Italia do të shohë zgjerimin maksimal të projektit të ri të Air Albania me një sërë linjash që do të hapen më 19 shkurt me destinacione:

Bergamo, çdo ditë,

Bolonja, çdo ditë,

Romë, çdo ditë

Treviso, tre herë në javë nga 20 shkurt,

Verona katër herë në javë nga 19 shkurt.

Air Albania nuk do të kufizohet vetëm në Itali, por siç kemi shkruar tashmë ajo do t’i shërbejë katër vendeve të tjera dhe do të rritet në Turqi.

Austri:

Vjena niset më 20 shkurt, më pas nga 2 marsi të enjten dhe të dielën.

Belgjika:

Bruksel më 22 shkurt çdo të martë dhe të shtunë.

Greqia:

Athinë nga 19 shkurt çdo ditë.

Zvicër:

Gjenevë nga 19 shkurt të hënën / të mërkurën / të premten.

Turqia:

Ankaraja më 3 prill të enjten dhe të shtunën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *