29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Rinasi cek 1 milionë pasagjerë në Maj, 74 për qind më shumë se vjet 

Aeroporti i Tiranës u shërbeu 949,601 pasagjerëve në maj, nga 544,184 një vit më parë, tregojnë shifrat e publikuara nga operatori i aeroportit Tirana International Airport (TIA).

Për sa i përket destinacioneve, Londra kryeson me 77,020 pasagjerë, e ndjekur nga afër nga Bergamo, Roma dhe Piza, tha TIA në një raport mujor javën e kaluar.

Kompania hungareze me kosto të ulët Wizz Air shërbeu pjesën më të madhe të pasagjerëve në maj, 53,73%, e ndjekur nga kompania irlandeze me kosto të ulët Ryanair, me 25,47%.

Mbërritjet e turistëve të huaj në Shqipëri në maj u rritën me 38% nga viti në vit, në 974,000, tha ministria e turizmit në fillim të këtij muaji.

Për 5 muajt e parë të vitit numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar përms Rinasit arriti në 3.72 milionë vetë, me një rritje prej 1.5 milionë pasagjerë ose 67 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Në vitin 2023, aeroporti i Tiranës priti 7.26 milionë pasagjerë, 40% më shumë se një vit më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *