28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Rritja e kostove te rrugëve pa studime fizibiliteti është falimentuese

Irena Beqiraj

Ne artikullin ” Qeveria shton me 260 mln euro faturën për Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe Bypass-in e Elbasanit” botuar ne Kapitali.al gazetari Klodian Tomorri Tomorri tregon se per dy nga këto akse kostot janë rritur 2 fish .

Për të tre keto akse rrugore ka pasur studime fisibiliteti të kryera 10-12 vite me pare, ndaj Ministria e Financave me shumë të drejtë ka hezituar të pranonte rritjen arbitrare të kostove duke kërkuar që të ribëheshin studimet e fizibilitetit për veprat. Kjo pasi rritja e kostove mund t’i nxirrte disa prej projekteve jo fizibël edhe jo të qendrueshëm.

Por le ti referohemi një llogaritje të bazuar tek vlera totale e investuar në infrastrukturë dhe vlera aktuale e stokut të kapitalit në Shqipëri, nga ku del qe amortizimi mesatar i veprave publike shqiptare është rreth 20 përqind. Shkalla e amortizimit për veprat publike në botë varion nga 4.25 përqind deri në 10.4 përqind.

Niveli i amortizimit te veprave infrastrukturore dukshëm 2 herë më i lartë, tregon se paratë shpenzohen për investime ku kostot janë te larta, qe kryehen keq, edhe që rezultojnë të paqëndrueshme.

Ministret mund ti hipin makinës e të shfaqen si kryeinxhiniere inspektimesh në terren. Inspektimet jane gjëja më e thjeshtë për tu berë nuk kanë nevojë as per mend as per kalem por fatkeqësisht nuk na sigurojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të projekteve, ku derdhen “pa hesap” paratë e buxhetit të një vendi të varfër.

Përfshirja në politikeberje në menyrë diletante pa angazhim apo njohuri reale është e rrezikshme, por vendimarrjet në mungesë të studimeve të fizibilitetit janë falimentuese .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *