30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Rrjeti i supermarketeve Coop: Do të investojmë vetë në Shqipëri

Drejtori Ekzekutiv i Alifresca, kompanisë bijë të rrjetit Coop, përgjegjëse për sektorin e fruta perimeve, deklaroi se Shqipëria është konkurrenti i ri i Italisë në furnizimin me fruta dhe perime të freskëta.  

“Lojtari i ri për ne, edhe pse jo me rol primar, është Shqipëria, një vend extra EU si Zvicra, ku burokracia është më e thjeshtë,” deklaroi Vladimir Cob Sevilla, në një intervistë për Freshplaza.

Shefi i Alifrescas zbuloi se Coop do të investojë vetë në Shqipëri për të garantuar cilësinë e produkteve.

“Coop Switzerland do të investojë në sera, trajnimin e punonjësve dhe prodhim, në linjë me strategjinë tonë për të qenë një kompani lider duke mbajtur certifikimet më të rëndësishme ndërkombëtare,” vazhdoi shefi i Alifresca

Sipas tij, përzgjedhja e Shqipërisë nuk është rastësi.

“Ndërkohë që Italia është me të vërtetë një gjuhë zyrtare në Zvicër, ajo në fakt vjen pas shqipes, e cila është gjuha e tretë më e folur,” tha Sevilla.

Industria e fruta perimeve po përballet me ndryshime të mëdha vitet e fundit duke bërë që kompanitë e mëdha të këtij sektori të shohin përtej vendeve prodhuese tradicionale.
“Sfidat tona të ardhshme janë kryesisht jashtë Italisë, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe ndryshimeve klimatike, të cilat janë kthyer në një problem të konsiderueshëm. Ne kalojmë nga thatësira në përmbytje në vetëm pak javë. Kostot e prodhimit janë gjithmonë në rritje dhe kredia bankare po bëhet gjithnjë e më pak e aksesueshme për kompanitë e mesme dhe të vogla,” përfundoi Vladimir Cob Sevilla.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *