30 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Sejko nuk lëviz/ Ekonomia po ecën mirë, norma 2.75 për qind është e duhura

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%. Guvernatori Gent Sejko deklaroi se ekonomia e vendit ka një ecuri të mirë dhe prespektivat për të ardhmen janë pozitive.

“Rritja ekonomike mbetet solide. Tregjet financiare kanë qenë të qeta, ata karakterizohen nga veprime të ulëta rreziku. Kredia për sektorin privat është rritur ndjeshëm. Kreditë me probleme janë tepër të ulëta. Gjatë 2025 inflacioni pritet të kthehet gradualisht pranë objektivit,” tha Sejko.

Kjo konjukturë ekonomike sipas kreut të BSH sugjeron mbajtjen të pandryshuar të kushteve monetare.

“Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm dhe ndaj Këshilli Mbikëqyrës vendos të mbajë të njëjtën linjë, duke mos sjellë ndryshime të normave bazë të interesit,” sqaroi guvernatori.

Sejko theksoi se përmirësimi i mëtejshëm i vlerësimit të S&P për Shqipërinë, i publikuar pak ditë më parë, ul më tej kostot e kredimarrjes dhe rrit atraktivitetin për investime në vendin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *