Shqiperia eshte e gjitha pa energji elektrike per shkak se ka rene sistemi 400 kilovolt i OST.
Kjo eshte hera e pare ne me shume se 10 vjet qe rrjeti energjitik i vendit bie ne kolaps, nderkohe qe raportohen probleme me sherbimin e internetit, ate te telefonise dhe bllokimin e trafikut rrugor ne qytetet e medha, per shkak te mosfunksionimit te semaforeve.
Operatori i Shperndarjes se Energjise sqaroi se sistemi energjetik i vendit ka kolapsuar ne oren 12:20 minuta te se Premtes dhe se po punohet per rikthimin gradual te tij
Njoftim i OSHEE
Per shkak te renies se sistemit 400kV te OST, ora 12:20, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet në rang vendi.
Aktualisht po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.
Aktualisht kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër.
Po punohet me ritme të larta për stabilizimin e situatës.