27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Shqiptarët kanë 1 milionë automjete aktive/ Të gjithë në Kore për të blerë makina

Numri i automjeteve të familjeve shqiptare vazhdon të rritet. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në fund të muajit të kaluar numri total i automjeteve aktive në përdorim arriti në rreth 940 mijë me një rritje prej 8.3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas DPSHTRR, për periudhën janar-shtator 2024 numëron 76,537 regjistrime ndër të cilat 83.7% e totalit janë autovetura me rritje 107% regjistrime krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe 36% më shumë krahasuar me janar-shtator 2023.

Të dhënat e detajuara tregojnë se nga mjetet e importuara gjatë këtij viti, rreth 12,282 mjete ishin të gjeneratës së fundit, që kanë 0 deri 3 vite përdorim. Ky tregues rezulton me 153% regjistrime më shumë krahasuar me janar-shtator 2019 dhe 45% regjistrime më shumë, krahasuar me janar-shtator 2023.

Listën e kryesojnë mjete me origjinë nga : Republika e Koresë me 19.2%; Iatalia me 18%; Gjermania me 17.2%; Zvicra me 9%; SHBA me 6.8%; Kina me 5.6%.
DPSHTRR bën të ditur se, për këtë periudhë numëron 5,147 çregjistrime të përhershme, ose 13.9% më shumë krahasuar me 2023-shin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *