29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Shqiptarët vërshojnë jashtë për pushime/ Rriten me 50 për qind kontratat e kartonit jeshil

Ndërsa këtë verë Shqipëria ka shënuar një rekord sa i përket numrit të turistëve të huaj, një numër shumë i lartë shqiptarësh kanë preferuar të udhëtojnë jashtë gjatë sezonit veror. Zhvlerësimi i euros sidomos përgjatë qershorit dhe korrikut besohet se ka qenë ndër faktorët kryesorë për këtë lëvizje.

Një prej treguesve që e shpreh shumë qartë këtë trend është kartoni jeshil, sigurimi që paguan ccdo mjet që del nga kufiri shqiptar. Numri i kontratave të kartonit jeshil për këtë verë është thuasje 50% më i lartë nga një vit më parë.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se produkti Karton Jeshil në periudhën janar-korrik 2023 pati një rritje të numrit të kontratave prej 48.25% krahasuar me janar-korrik 2022. Kjo u shoqërua edhe me një rritje prej 4.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.

Në total, për 7 muajt e parë të vitit janë paguar rreth 10 milionë euro në portofolin e kartonit jeshil. Trend të përafërt në rritje ka shënuar edhe produkti i sigurimit të kalimit kufitar.

Për periudhën janar-korrik 2023, pati një rritje 4.46% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-korrik 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 18.40%.

Sa i përket tregut të sigurimeve të automjeteve në total, Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-korrik 2023 arritën rreth 7,5 miliardë lekë, rreth 75 milionë euro, ose 7.81% më shumë se në periudhën janar-korrik2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Scan Tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *