29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Shtyhet sërish afati për përfundimin e Unazës së Tiranës

Afati për përfundimin e Unazës së Madhe të Tiranës rritet me nga 1 vit në çdo tre muaj. Në mars të këtij viti, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi deklaroi se unaza do të përfundonte plotësisht vitin e ardhshëm. Por një ditë më parë, gjatë një interviste në ABC Neës, kreu i ARRSH e ka shtyrë sërish afatin e përfundimit edhe me 1 vit tjetër.

“Këto janë afatet që sot mund të japim pasi kemi pasur shpronësimet dhe stabilizimet dhe dhëniet e banesave të atyre, banesat e të cilëve nuk përputheshim me ligjin e legalizimit. Për këtë doli një VKM e veçantë që i trajton këto banesa, me një banesë dhe bonus deri në tre vjeçare. Një politikë e tillë sociale, që edhe këto që skualifikohen nga legalizimi, të kishin një banesë të tyre. Kjo na mori kohë. Mund të themi se brenda vitit 2025, e gjithë unaza do të jetë në funksionim,” deklaroi Berberi.

Pas më shumë se 10 vjetësh dhe miliarda lekësh të shpenzuara për 23 kilometra rrugë, qeveria duket se ka arritur të shohë më në fund finishin e Unazës së Madhe të Tiranës. Por qytetarëve do t’u duhet të presin ende dhe dy vjet, që arteria kryesore e Tiranës të jetë në funksionim të plotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *