Artur Meçollari
Në 22 korrik 2022 Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një prokurim të hapur për “Ndërtimin e Muzeut të FA dhe sistemit të vaditjes në Garnizonin e Bërzhitës, Tiranë. (Faza II) me fond limit 73.435.665.00 lekë.
Ky prokurim i përket Muzeut “Sekret”, i cili u bë pa konkurim me një fond prej 6 milion Euro të realizuar në dhjetor 2019, direkt mbas tërmetit të 26 nëntorit 2019, nga Ministria e Mbrojtjes.
Ligji për Muzetë në Shqipëri shprehet se Muzetë janë të hapur për publikun. Ligji për Infirmacionin e klasifikuar, VKM për informacionin e klasifikuar dhe urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes për dokumentat qe klasifikohen, nuk parashikon klasifikimin e muzeve.
Por, pyetja shtrohet:
👉Si u bë deklasifikimi i procedurës?
👉Po ata që bën klasifikimin e procefurës në shkrlje të ligjit dhe për shkak të saj u shmang procedura e tenderimit duke sjell dhe dëm financiar çfarë përgjegjësie kanë?
Faza I me prokurim sekret.
Faza II me prokurim të hapur.
Në 7 janar 2021 Kryeministri Rama deklaroi se sumë shpejti hap dyert Muzeu më i ri i FA. Kanë kaluar tre vjet dhe ende nuk i ja hap dyert. Duhej deklasifikuar procedura së pari, por pa hetim penal. Dhe tashmë po punohet aq fortë sa mjetet e FA punojnë dhe me intensitet të lartë në një muze që ishte me prokururim.