29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Skenari Becchetti/ Gjykata belge i konfiskon të ardhurat e trafikut ajror Spanjës pasi humbi arbitrazhin

Rezistenca e qeverisë spanjolle për të paguar gjobën e dhënë nga vendimi i arbitrazhit për një kompani private ka marrë fund teksa një gjykatë belge ka urdhëruar konfiskimin e të ardhurave që Spanja fiton nga trafiku ajror.

Konflikti i ngjashëm me atë të qeverisë shqiptare me biznesmenin italian Francesco Becchetti ka nisur në vitin 2021, kur gjykata e arbitrazhit në Zvicër dënoi qeverinë spanjolle me 30 milionë euro gjobë si kompesim për kompaninë Blasket Reneëable Investments LLC.

Por pavarësisht dënimit, ashtu si qeveria shqiotare edhe ajo spanjolle kishte refuzuar të paguante deri më tani pasi e konsiderontë gjobën si të pamerituar.

Saga mori fund tre ditë më parë kur gjykata belge i dha të drejtë kompanisë Blasket Reneëable Investments LLC të konfiskojë 32 milionë euro bashkë me interesat, që Spanja ka në Agjencinë Europiane të Trafikut Ajror, Eurocontrol.

Konflikti

Çështja është një nga grindjet ligjore të lidhura me mënyrën se si Spanja shfuqizoi lehtësitë fiskale për investitorët në projektet e energjisë së rinovueshme të miratuara në vitin 2007. Pas vitit 2011, një ish-qeveri e Partisë Popullore tërhoqi anulloi lehtësitë pasi u përpoq të frenonte krizën e financave publike dhe rritjen shpërthyese të borxhit. Për shkak se Spanja nuk ka paguar shumat e duhura në vendimet e arbitrazhit që ka humbur, disa kreditorë kanë kërkuar të sekuestrojnë ose ngrijnë asetet tregtare të vendit ose të kompanive në pronësi të qeverisë.

Mbretëria e Spanjës nuk është njoftuar për ndonjë përpjekje për të sekuestruar asetet në Belgjikë dhe do të kundërshtojë vendimin e gjykatës belge, tha një zëdhënës i Ministrisë Spanjolle për Tranzicionin Ekologjik dhe Sfidën Demografike. Ministria argumenton se pagesa e këtyre gjobave mund të jetë kundër ligjit të Bashkimit Evropian dhe të konsiderohet si ndihmë e paligjshme shtetërore.

Shpenzimet ligjore

26 kompanitë e energjisë së rinovueshme të prekura nga mospagesat thanë në një deklaratë të mërkurën se shuma e kompensimit, interesit dhe kostove ligjore aktualisht është rreth 1.8 miliardë euro.

“Kompanitë e prekura dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje me qeverinë dhe, në përputhje me një propozim të paraqitur majin e kaluar në Madrid, kanë propozuar një zgjidhje konstruktive për t’i dhënë fund procesit gjyqësor dhe për të artikuluar pagesën e detyrimeve të papaguara,” thanë ata në deklaratë. “Të prekurit janë gjithashtu të hapur për ri-investim në Spanjë, me kusht që të rivendoset siguria ligjore”.

Ndërsa shuma fillestare e kompensimit për rastet arriti në 10.6 miliardë euro, vendi deri më tani ka fituar 7.6 miliardë euro nga kërkesat dhe ka humbur 1.5 miliardë euro, tha zëdhënësi i ministrisë spanjolle. Ka 1.5 miliardë euro të tjera në pritje të zgjidhjes.

Blasket Reneëable Investments fitoi gjithashtu një çështje në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar, ku një gjykatë ngriu katër llogari bankare të lidhura me Instituto Cervantes të Spanjës dhe i kërkoi Spanjës të përshpejtonte pagesën. Në gusht, një grupi të veçantë investitorësh iu dha e drejta për të sekuestruar pronën në pronësi të qeverisë spanjolle në lagjen e pasur Notting Hill të Londrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *