30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

SPAK akuzon Sali Berishën për korrupsion dhe pastrim parash me privatizimin e kompleksit Partizani

GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Masa e sigurisë për ish-kryeministrin e vendit u dha në kuadër të hetimeve nga SPAK për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit Partizani në kryeqytet.

Hetimi për privatizimin e kompleksit Partizani ka nisur dy vjet më parë pas kallëzimit të ish kreut të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

SPAK ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin e sotëm, por burime bëjnë të ditur se vecc Malltezit dhe Berishës është dhënë masë sigurie arrest me burg edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *