29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

SPAK me gisht në gojë/ Nuk ekzekutohet asnjë urdhër arresti për inceneratorin, të gjithë kanë ikur jashtë

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot edhe 8 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Mes emrave që GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka firmosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ janë Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, gazetari Endrit Habilaj, Renardo Nallbani, Ilir Dedja dhe disa shtetas të huaj.

Asnjë prej këtyre urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë.

Zyrtarisht SPAK ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar dhe është tepër i rezervuar lidhur me operacionin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se burime jo zyrtare bëjnë me dije se 20 masa sigurie janë firmosur, masa si arrest me burg arrest në shtëpi e detyrim paraqitjeje.

Po vijon kontrolli në banesat e personave të dyshuar.

Operacioni ka nisur në orën 07:00 të ditës së sotme dhe është ende në vijim.

Policisë i kanë vajtur 8 urdhër arreste por asnjë nuk është ekzekutuar pasi asnjë nga personat nuk janë gjetur në banesë. Vetëm njëri sipas sistemit TIMS është në territorin re Shqipërisë, të tjerët kanë dalë jashtë vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *