27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Editorial Kryesore

SPAK-u si portal, nuk është normale

Nga Yli Manjani

Lexova njoftimin e djeshëm për shtyp të SPAK, për hetimet ndaj “çiftit” Meta Kryemadhi. E bëra me thojza fjalën “çift” sepse është e përdorur si fjalë në atë njoftim.

Ndër të tjera më tërhoqi vemendjen episodi sipas të cilit një bisnesmen me inicialet S.M, i ka falur një vilë Monikës me qëllim që kjo e fundit do t’i miratonte një ligj në Parlament.

Menjëherë lindën disa pyetje të atypëratyshme:

1. Po mirë pse nuk është nën hetim/akuzë/arrest ky S.M.?!

2. Ça ligji qenka ky që vleka një vilë?!

3. Në ç’vënd është kjo vilë?!

4. Me ç’letra është porositur/blerë/dhuruar ajo?!

5. Ç’ne Monika paska menaxhuar një Parlament të tërë me shumicë dërrmuese të PS?!

6. Kush është S.M se me Samir Manen mbaj mend që as Meta as Monika nuk shkonin mirë?!

Lexova vendimin e gjykatës, nisur nga kurioziteti rreth këtyre pyetjeve.

Për fat të keq vendimi nuk sugjeron aspak që në ato pak rrjeshta njoftim publik të SPAK të zërë vend një thashethem i ndërtuar shumë trashë dhe mbi të gjitha të pambështetur në asnjë fakt.

Sinqerisht u ndjeva i keqardhur.

Vendimi i gjykatës nuk sugjeron askund që të ketë jo vilë të dhuruar/blerë/porositur, por as edhe një copë letër të shkruar që të provohet kjo marrëdhënie.

Flitet për një term të ri të shpikur, sipas të cilit la.patur një “prenotim të përkohshëm”. Por asgjë konkrete.

Nga ana tjetër, ligji që është objekt thashethemi,qenkan disa ndryshime që i ka propoziar qeveria e 2014-s dhe një deputete e Kuvendit, që nuk qënka Monika.

Qeveria asokohe ka dashur të disiplinojë institutin juridiko-civil të servitutit publik ndërmjet përdoruesve në miniera. Pra as taksa, as tarifa, as leje asgjë e konvertuar në interes ekonomik që të ketë përfitim privat Vetëm disiplinim të servitutit publik.

Vendimi i gjykatës thotë se këto ndryshime kanë disiplinuar jo vetëm bisnesin e S.M por edhe të shoqërive të tjera.

Atëherë përse në njoftimin e SPAK shquhet vetëm S.M?!

Pra korrupsioni i supozuar në njoftim, nuk del askund në vendimin e gjykatës. As vilë nuk ka e as asnjë ndikim të paligjshëm.

Paraqitja e intereave si grup interesi në Parlament është pjesë e sistemit demokratik dhe jo korrupsion!

Ç’bëhet kështu mor aman?

Në vendimin e gjykatës quhet Samir, në njoftimin e SPAK e prezantojnë SiMite, për ta degjeneruar nëpër portalet e gjyqeve popullore.

E përsëris, nëse kanë prova pse nuk e akuzojnë?!

A është ende në këmbë objektivi që reforma do përmirsojë klimën e bisnesit, apo jo?!

Kjo sjellje zyrtare është e papranueshme për cilindo germë të alfabetit, pas të cilës fshihet një emër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *