23 Prill, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Stefan Pinguli shet birrën Stela për 10 milionë euro

Grupi Eurolab Internacional ka finalizuar marrëveshjen për blerjen e Birrës Stela për një çmim prej 10 milionë eurosh. Sipas kontratës së depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, grupi i zotëruar nga Dritan Bellaj ka blerë 100 për qind të aksioneve të birrës shqiptare.

Birra Stela, nën emrin tregtar Stefani & Co u themelua në vitin 2000 me disa aksionerë, ku paketa më e madhe zotërohej nga familja Pinguli. Kompania njohu rritje të vazhdueshme në treg dhe në vitin 2015 arriti deri në 8.3 milionë euro xhiro. Por pas këtij viti, industria e birrës në Shqipëri filloi të hynte në një krizë pa kthim si pasojë e disa politikave të qeverisë që e ekspozuan prodhimin vendas ndaj konkurrencës së importit.

Në vitin 2023, të ardhurat e kompanisë ranë në më pak se 3.7 milionë euro, ndërsa bilanci i saj u mbyll me humbje. Ndërkohë kompania blerëse Eurolab Internacional Group zotërohet nga biznesmeni vlonjat Dritan Bellaj.

Kjo kompani është themeluar në vitin 1995 dhe ka si aktivitet të saj tregtinë. Situata financiare e kësaj kompanie është e panjohur, pasi bilancet e dorëzuara në QKB i përkasin dhjetë viteve më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *