28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Tabaku: Qeveria t’u kthejë urgjentisht paratë profesionistëve të lirë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje qeverisë që të kthejë menjëherë paratë për 10 mijë bizneset e profesioneve të lira, të cilat kanë paguar këstin e tatimin mbi të ardhurat, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Përmes një statusi në facebook, deputetja e opozitës e ka cilësuar të papranueshme heshtjen e qeverisë, e cila po u mban padrejtësisht 10 milionë euro profesionistëve të lirë.

Statusi i plotë i Tabakut
Profesionistëve të lirë u duhet rikthyer çfarë iu mor padrejtësisht, kësti taksës antikushtetuese!

Qeveria vazhdon të heshtë për rikthimin e këstit të taksës që padrejtësisht u ka marrë profesionistëve të lirë. Të jemi të qartë, shtresa e mesme ka paguar padrejtësisht një këst të taksës antikushtetuese të profesionistëve të lira. Atyre u duhet kthyer ajo që është marrë padrejtësisht dhe pandershmërisht!

Vendimi parë që Ministri Financave duhet të dërgojë në tavolinën e qeverisë është rikthimi kësaj pagese që u mor padrejtësisht dhe pandershmërisht në një kohë që Gjykata Kushtetuese po shqyrtonte çështjen e dërguar prej PD dhe profesionistëve të lirë.

Nuk ka asnjë logjikë ligjore, ekonomike dhe administrative që qeveria të mbajë në arkë 10 mln euro që u janë marrë profesionistëve të lirë!

Nëse qeveria sot hesht kjo vjen si pasojë e vendimit të saj politik për t’u sekuestruar padrejtësisht 10 mijë qytetarëve që kanë një biznes të vogël të ardhurat që u takojnë atyre. Koha t’u rikthehet qytetarëve ajo që iu është marrë padrejtësisht dhe pandershmërisht!

Na duhet një qeveri e ndershme që i trajton me dinjitet qytetarët. Që respekton sipërmarrjen! Që nuk mbingarkon me taksa dhe nuk fut dorën në xhepin e shtresës së mesme edhe kur Kushtetuta e ndalon!

Nuk do ndalemi për sa kohë nuk do u rikthehet ç’ka u është marrë shtresës së mesme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *