Nga tani e tutje përdoruesit e rrjetit Whatsapp do të kenë mundësi të modifikojnë mesazhet e shkruara gabim edhe pasi t’i kenë dërguar ato. Lajmërimin e ka bërë vetë Mark Zuckerberg në profilin e tij në facebook. Qëllimi shpjegohet në imazhin e postuar nga Zuckerberg është të korrigjohen gabimet ortografike.
Fillimisht opsioni i modifikimit të mesazheve do t’u ofrohet të ashtuquajturve Beta Tester, më pas gradualisht do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Whatsapp. Beta Testers janë një grup i vogël vullnetarësh, që përdorin aplikacionet ose opsionet e reja që ofron ky rrjet përpara se të dalin për përdorim të gjerë, me qëllim që të konstatojnë paraprakisht çdo problem apo defekt potencial.
Në rastin e korrigjimit të mesazheve, opsioni i ri do të lejojë modifikimin e tyre deri në 15 minuta pasi të jenë dërguar. Dhe nëse do të ketë një modifikim, pritësit i mesazhit njoftohet, për datën dhe orën e modifikimit. Sipas ljamërimit të Zuckerberg, për të korrigjuar mesazhet do të mjaftojë të mbahet i shtypur mesazhi i dërguar dhe në menu do të shfaqet automatikisht edhe opsioni modifiko.