28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

TAP hap ankandin për kontratat e gazit

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline shpalli thirrjen për palët e interesuara që të paraqesin kërkesa lidhjeje për pikat ekzistuese në Greqi, Shqipëri dhe Itali dhe pika të reja në Greqi dhe Shqipëri. Kompanitë që duan të furnizohen me gaz, mund të dorëzojnë propozimet e tyre për sasitë, periudhën e dorëzimit si dhe ccmimin që janë të gatshme të paguajnë. Këto kërkesa nuk janë të detyrueshme.

TAP dhe operatorët e sistemit të transmetimit të gazit nga Italia dhe Greqia fqinje, SRG dhe DESFA, kanë nisur fazën jodetyruese të testit të tregut 2023 për kapacitete të reja shtesë sipas udhëzimeve të miratuara nga autoritetet rregullatore italiane, greke dhe shqiptare, thuhet në njoftimin e TAP.

TAP planifikon të rrisë kapacitetet e tij me 10 miliardë metra kub shtesë në vit, nëse do të ketë kërkesa nga tregu dhe nëse shtimi i kapacitetit rezulton fizibël. Kërkesat duhet të dorëzohen brenda datës 28 gusht dhe më pas do të ketë një rishikim dy-javor të tyre.

Rezultatet e testit të tregut 2023 do të publikohen në një raport të vlerësimit të kërkesës në fillim të vitit 2024. Në janar, pas dritares së parë detyruese të paraqitjes së ofertave për testin e tregut 2021, TAP tha se do të ndajë 1.2 bcm kapacitet shtesë në vit nëpërmjet kontratave afatgjata duke filluar nga viti 2026.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *