9 Janar, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Tatimet nisin hetimin e qytetarëve që kanë makina luksoze

Qytetarët që lëvizin me automjete luksoze do të kalojnë në sitën e Tatimeve nëse i justifikojnë automjetet me të ardhurat që kanë deklaruar gjatë viteve në tatime. Administrata Tatimore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë nisur një projekt pilot për të kaluar në sitë të gjithë ata që zotërojnë mjete luksoze. Lajmi bëhet publik në Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026.

“DPT-ja po ndërmerr një projekt pilot me DPSHTRR të Shqipërisë për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale, (DIVA) si fazë e parë e këtij projekti dhe në të ardhmen për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit lidhur me asetet e tjera të tatimpaguesit,” thuhet në dokument.

Tatimet thoënë se pjesë e hetimit do të jenë edhe invidët që janë subjekt sanksionesh në përputhje me marrëveshjet që Shqipëria ka me organizatat ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *