31 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Tatimet: Pensionistët që kanë futur njerëz me qira në banesën ku jetojnë vetë do të taksohen

Pensionistët, të cilët për arsye ekonomike kanë futur qiraxhinj në banesën e tyre do të paguajnë tatim nëse të ardhurat nga qiraja tejkalojnë shumën 50 mijë lekë në vit. Tatimet kanë sqaruar përmes një rubrike të posacme pyetje-përgjigjesh se individët që kanë të ardhura qiraje mbi 50 mijë lekë në vit janë të detyruar të plotësojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave.

Pyetje: Jam një pesionist që në banesën time në vitin 2025, për arsye ekonomike, jeton dhe shoku im i cili më paguan dhe 5 mijë lekë në muaj. A kam detyrimin të deklaroj DIVA dhe paguaj detyrime tatimore?

Përgjigje: Duke qenë se e ardhura vjetore është mbi 50,000 lekë dhe për këtë të ardhur individi nuk është tatuar, lind detyrimi që individi pensionist duhet të deklarojë dhe paguajë tatimin 15% mbi të ardhurat e përfituara, duke dorëzuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave të DIVA 2025.

Ndryshimet e njëpasnjëshme në ligjin e procedurave tatimore dhe ato të ligjeve të tjera fiskale kanë krijuar një lëmsh burokratik, por edhe konfuzion duke i lënë shumë qytetarë të paqartë, se kur dhe ccfarë duhet të deklarojnë.

Për këtë arsye, Tatimet kanë publikuar një material të gjatë me pyetje përgjigje sqaruese se kush ka detyrim për deklarim dhe pagesë taksash, sipas situatave të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *