29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Të huajt blenë 84 mln euro prona në Shqipëri në tremujorin e parë

Të huajt blenë rreth 84 milionë euro pasuri të paluajtshme në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë raportoi se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, blerjet e apartamenteve nga të huajt në Shqipëri janë rritur me 72 për qind.

Ky është tremujori i dytë radhazi, ku blerja e pasurive të patundshme rezulton aktiviteti me shifrën më të lartë të inevestimeve të huaja direkte duke lënë pas me diferencë sektorët e tjerë. Sipas bankës së Shqipërisë, pas blerjes së pronave, sektori i dytë që tërhoqi më shumë investime nga jashtë ishte ai i industrisë nxjerrëse me 50.5 milionë euro.

Vitin e kaluar, shtetasit e huaj blenë në total 325 milionë euro prona në Shqipëri. Kjo shifër ishte sa 21 për qind e të gjithë fluksit të investimeve të huaja direkte duke qenë aktiviteti me investimet më të mëdha. Pas tij, në vendin e dytë u rendit industria nxjerrëse, me një shifër prej 270 milionë eurosh dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 239 milionë euro.

Të dhënat zyrtare të BSh mbi stokun e investimeve të huaja nga jashtë, tregojnë se naktualisht të huajt zotërojnë 1 miliardë e 660 milionë euro prona në Shqipëri. Në katër vitet e fundit, ky stok është rritur me 4 herë, cka konfirmon një tendencë tashmë të konsoliduar. Tregu imobiliar po shndërrohet me shpejtësi në “hot spotin” e investimeve që Shqipëria tërheq nga jashtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *