29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Të na “rrojë” Festa e Mollës që zhvillohet vit për vit, fermerët e Korçës në situatë kritike, rreth 15 mijë ton prodhim i mbetur stok….

Eduart Bardhushi
Një problematikë të cilën pushtetarët duhet ta shohin, por “që nuk duan t’a shohin” normalisht, është se importi po shkatërron totalisht tregun e mollëve, e për pasojë në fshatrat e Korçës fermerëve tashmë iu mbetet vetëm të hedhin prodhimet e tyre nëpër kanale dhe të presin mollët për shkak të mungesës së tregut dhe vëmendjes “të veçantë” që i ka kushtuar Qeveria Shqiptare, pasi nuk mund t’a mbajnë në kushte frigoriferike dhe për shumë kohë…

​I gjithë prodhimi u ka mbetur stok…por skagjë ne “të na rrojë” Festa e Mollës” që zhvillohet vit për vit në fshatin Dvoran.

Prodhimet vendase, po konkurohen fuqishëm nga tregu i jashtëm, konkretisht nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Kostoja e prodhimit të mollëve dhe kulturave të tjera është rritur shumë herë më shumë dhe fermeri korçar që të paktën të dalë jek e jek, pra të nxjerrë koston, nuk mund të shesë me më pak se 90 lek/kg, ndërkohë që nga ana tjetër, molla e Serbisë hyn në Shqipëri me vetëm 70 lek/kg.

Shumë fermerë të cilët jetojnë me tregëtimin e mollëve po heqin dorë çdo ditë e më shumë, duke prerë dhe pemët frutore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *