28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

TEC-i i Vlorës do të trefishohet/ Balluku: Vepra do të rivendoset në punë

Termocentrali i Vlorës do të rivendoset në punë. Ministrja e Infrasrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije detajet, teksa pak ditë më parë u rikonfirmua angazhimi për lidhjen e kësaj vepre energjetike me Gazjellësin Trans Adriatik.

“TEC – i i Vlorës nuk ka punuar asnjë ditë dhe shteti shqiptar ka qenë i detyruar të paguajë një kredi të marrë dhe kurrë nuk është dhënë një përgjigje zyrtare përse është projektuar gabim ai TEC. Për të mos përsëritur gabimet ne kemi 2 vjet që punojmë me Excelerate Power dhe gjithë konsorciumi i cili do të marrë përsipër rindezjen e TEC-it të Vlorës”, – tha Balluku.

Po ashtu, sipas Ballukut kapaciteti i TEC-it do të rritet në 350 MW, nga 150 MW që është aktualisht.

“Kapacitetet e projektuara dhe kurrë të vëna në funksion në vitin 2012 kanë qenë 100 MW, ndërkohë që TEC-i i Vlorës po projektohet për 3 module: 100 MW i pari, 150 MW i dyti dhe 100 i treti, pra 350 MW në total”, – bëri me dije ministrja.

TEC- i Vlorës nuk ka punuar asnjë ditë, që nga ndërtimi i tij, ndërkohë që ka prodhuar vetëm kosto për kreditë dhe konservimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *