Modeli me i ri i Apple, ai i iPhone 15 po rezulton me probleme për shkak të mbinxehjes. Apple i është përgjigjur raporteve nga disa përdorues të cilët pas blerjes së iPhone 15 Pro të ri, raportuan ngrohje të tepërt gjatë përdorimit. Kompania me bazë në Cupertino deklaroi në një shënim se kjo është pasojë e një gabimi të lidhur me softuerin dhe se gjithccka do të korrigjohet me një përditësim që do të arrijë së shpejti. Më konkretisht, kompania flet për “kushte të caktuara” në të cilat ndodh kjo.
Para së gjithash, «pajisja mund të ndihet më e ngrohtë në ditët e para pas cilësimit ose rivendosjes për shkak të rritjes së aktivitetit në sfond. Ne kemi hasur gjithashtu një gabim në iOS 17 që prek disa përdorues dhe do të zgjidhet me një përditësim të softuerit. Një çështje tjetër përfshin disa përditësime të fundit të aplikacioneve të palëve të treta që shkaktojnë mbingarkesë të sistemit. Ne po punojmë me zhvilluesit e këtyre aplikacioneve për të gjetur rregullime që janë në proces publikimi.”
Ndër këto aplikacione janë loja Asphalt 9, Instagram dhe Uber. Meta, pronari i Instagramit, tashmë e ka zgjidhur problemin me përditësimin e publikuar më 27 shtator.
Apple mohoi se problemi ka të bëjë me harduerin e linjës iPhone 15 Pro. Ajo tha se rregullimi i ardhshëm i softuerit nuk do të rezultojë në një ngadalësim të procesorit të modeleve të fundit. Ai gjithashtu mohon që USB-C mund të luajë një rol.
iPhone 15 Pro, duke përfshirë versionin më të madh të quajtur “Max”, përfshin një shasi titani, e para për iPhone, dhe një çip A17 Pro me një komponent grafik të përmirësuar. Disa studiues, shkruan Bloomberg, kanë thënë se këto ndryshime harduerike mund të kenë kontribuar në problemin.