28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Turizmi nuk ndalet, në qershor erdhën 1 milionë të huaj

Industria e turizmit vazhdon të shënojë rritje të vrullshme. Të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT, tregojnë se në qershor, Shqipëria u vizitua nga 1 milionë e 7 mijë shtetas të huaj, pjesa dërrmuese e të cilëve për qëllime turizmi.

Kjo është shifra më e lartë e hyrjes së të huajve që është regjistruar ndonjëherë për muajin qershor. Ndërkohë, në total si gjashtë mujor numri i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë regjistroi gati 3 milionë e 400 mijë vetë, me një rritje prej 33 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vitin e kaluar, Shqipëria regjistroi 7.5 milionë hyrje të shtetasve të huaj. Këtë vit rekordi pritet të thyhet sërish, teksa shifrat e gjysmës së parë të vitit konfirmojnë rritje dyshifrore. 

Sipas INSTAT në Qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas.

Qeveria shqiptare synon që këtë vit shifra e turistëve të huaj në Shqipëri të arrijë në 10 milionë vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *