27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Ulje taksash/ Gjylameti propozon fushatë rivlerësimi për pasuritë e paluajtshme

Nëse një qytetar ka blerë një apartament për 100 mijë euro dhe vendos ta shesë atë për 150 mijë euro, atëherë sipas ligjeve në fuqi duhet të paguajë një tatim 15 për qind mbi difencën mes çmimit të shitjes dhe atij të blerjes. Në rastin konkret, qytetari do të duhet të paguante në shtet 8500 euro tatim mbi fitimin kapital (50 mijë*15%).

Por deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka dorëzuar në Kuvend një projektligj, u lejon qytetarëve që të rivlerësojnë pronat e tyre me vlerën e tregut kundrejt një takse më të favorshme.

Propozimi i publikuar në faqen e Parlamentit u lejon qytetarëve që të rivlerësojnë pronat e tyre me vlerën e tregut duke paguar vetëm 3 për qind taksë mbi diferencën mes cmimit që rivlerësohet dhe atij ekzistues të pronës, nga 15 për qind që është shkalla zyrtare e taksimit.

Pra në rastin e mësipërm, qytetari mund të bëjë rivlerësimin e pronës, duke paguar jo 8500 euro taksë, por vetëm 1500 euro. Më pas mund ta shesë atë me çmimin 150 mijë euro pa paguar tjetër detyrim në shtet.

E njëjta mëse propozohet edhe për pasuritë e paluajtshme të biznesit. Bizneset, të cilat kanë pasuri të paluajtshme të regjistruara me vlerë kontabile të ulëta në bilancet e tyre, atëherë ata mund t’i rivlerësojnë ato me vlerën e tregut duke paguar po 3 opër qind taksë mbi diferencën e vlerës.

Propozimi i Gjylametit vjen pasi qeveria rriti të ashtuquajturat “Çmime reference” për pronat e patundshme, mbi të cilat llogaritet tatimi në rast shitjeje. Tatimi mbi fitimin kapital u vendos për herë të parë në vitin 2008. Që nga ajo kohë qeveritë shqiptare kanë miratuar 4 fushata rivlerësimi për t’u dhënë qytetarëve mundësinë që të zbusin taksën në rast shitje të pronës.

Mbetet për t’u parë nëse propozimi i Gjylametit do të sigurojë mbështetje për t’u miratuar. Nëse po kjo do të jetë hera e pestë që Shqipëria zbaton taksën e zbutur mbi pronat, përmes rivleresimit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *