28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Urat e turizmit/ Një kompani kosovare fiton tenderin për Tushemishtin, Lezhën, Tamarën …

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) shpalli fitues një konsorciumi kosovaro-shqiptar në tenderi 2.1 milionë euro për ndërtimin e shtatë urave në zonat turistike të vendit.

Konsorciumi midis firmës kosovare të ndërtimit Eurokos Holding dhe Abi Cons të regjistruar në Shqipëri ofroi kryerjen e punimeve me një çmim më të ulët se buxheti i parashikuar duke paraqitur ofertën 1.8 milionë euro.

Konsorciumi duhet të përfundojë brenda 21 muajsh projektimin dhe ndërtimin e urave në fshatrat Tushemisht, Zahrisht, Bellove, Lenie, Metoq, në qytetin qendror të Lezhës dhe përgjatë rrugës që lidh fshatrat Tamare dhe Vukel, tregojnë dokumentet e tenderit.

Eurokos Holding është themeluar në Prishtinë në vitin 2006 nga biznesmeni vendas Ylber Shamolli, sipas regjistrit të biznesit në Kosovë. Në vitin 2009 hapi një degë në Shqipëri.

Abi Cons është regjistruar në Shqipëri në vitin 2014. Është në pronësi të biznesmenit vendas Ismet Rexhaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *