30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Urbanicidi nuk ndalet, KKT miraton fshehtas lejet për 12 kulla të tjera në Tiranë

Nga Voxnews.al

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet e ndërtimit për 12 kulla të reja në Tiranë, që shkojnë deri në 44 kate.

Mes përfituesve në këto leje është edhe ish-deputeti socialist, Sadri Abazi me kompaninë e tij Usluga. Sipas vendimit të KKT, kjo kompani ka përfituar leje Zhvillimi për objektin: “Qendra e Kongreseve 5 kate mbitokë dhe 3 kate nëntokë, Godine Banimi 40 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë dhe Godinë Hotelerie 25 dhe 26 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë, në Rrugën “Bulevardi i Ri”.

Po në këtë zonë do të ndërtohet edhe projekti ‘Tirana New Boulevard’ nga kompanitë ‘Smart Construction Invest’ dhe ‘Progreen’ sh.p.k. Në këtë projekt parashikohen dy godina, 41 dhe 44 kate mbi tokë dhe 8 kate nën tokë.

Kulla prej 44 katesh bëhet e dyta në Tiranë pas projektit që ka nisur tashmë ndërtimin, ‘Mali i Tiranës’ në ish-lulishten që ndodhet pas Pallatit të Kulturës në qendër të kryeqytetit.

Projekte të tjera janë miratuar në rrugët ‘Muhamet Gjollesha’, ‘Fortuzi’, ‘Vaso Pasha’, ‘Hoxha Tahsin’ e të tjera.

Më poshtë, lista e plotë e lejeve të reja të ndërtimit të dhëna nga KKT.

1. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vistas Enterprises” sh.a.
2. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-6 kate dhe 40 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Living Company” sh.p.k.
3. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k.
4. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi dhe banimi 16 kate mbitokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Fortuzi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
5. Leje Zhvillimi për objektin: “Qendra e Kongreseve 5 kate mbitokë dhe 3 kate nëntokë, Godine Banimi 40 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë dhe Godinë Hotelerie 25, 26 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë, në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Usluga” sh.p.k.
6. Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana Neë Boulevard”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 41 dhe 44 katesh mbi tokë dhe 8 katesh nëntokë, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Smart Construction Invest” sh.p.k dhe shoqërinë “Progeen” sh.p.k.
7. Leje Zhvillimi për objektin: “Wind Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 22 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Construction” sh.p.k.
8. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 16-19-35 dhe 39 kate mbitokë”, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 2-Konstruksion” sh.p.k.
9. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime 2 dhe 14 kate mbitokë, me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Vaso Pasha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Domus Group” sh.p.k.
10. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 6, 13, 20, 27, 34 dhe 41 kat dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Muhamed Gjollesha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Develalb Construction” sh.p.k dhe shoqërinë “Edonil Konstruksion” sh.p.k.
11. Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana West Block”, Objekt shërbimi, banimi dhe hoteleri 1-15 kate mbitokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.G.E Co & Co” sh.p.k.
12. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë polifunksionale 2-21 kate me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Hoxha Tahsin”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Oni & Afa” sh.p.k.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *