27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Vals drejtorësh/ Blogeri i KESH shkon në AKBN, Dyshja e Kadastrës rikthehet në IKMT…

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, janë pasur me lëvizje në drejtimin e disa institucioneve apo shoqërivë publike. Pas emërimit të Pirro Vëngut, në postin e ministrit të Mbrojtjes, vendin e tij në krye të Autoritetit Portual Durrës, e merr Kreshnik Bajraktari. Zoti Bajraktari më parë ka mbajtur detyrën e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e transporteve dhe ka drejtuar për 8 vite qendrën e trafikut urban në kryeqytet. Bajraktari ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Pas emërimit të Petrit Malaj Ministër i Financave, në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, është vendosur Erlind Sulo. Zoti Sulo ka vetëm pak muaj që ishte emëruar në krye të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, e cila tani mbetet sërish pa drejtor.

Dallëndyshe Bici bën rrotullim 180 gradë për t’u kthyer aty ku ishte më parë. Pas emërimit të Ervin Hoxhës Ministër i Brendshëm, në krye të Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit është rikthyer Dallëndyshe Bici.

Vendin e lënë vakant nga kjo e fundit në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e ka zënë Lorena Goxhobelli, e cila pas disa detyrave të rëndësishme në administratën publike, prej qershorit 2022 shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *