Klodian Tomorri
Dosja e SPAK thote qe biznesmeni Samir Mane dyshohet se korruptoi Monika Kryemadhin dhe Ilir Meten me premtimin e nje vile per te kaluar nje ligj minierash ne Parlament.
Ky eshte pretendimi i prokuroreve, pasi si kompania e Manes ashtu dhe zonja Kryemadhi thone se vila do blihej, por me vone ajo nderroi mendje.
Por te marrim faktet, pavaresisht pretendimeve te paleve.
E para, sipas asaj qe shkruan BIRN, ligji nuk rezulton korruptiv. Sipas dosjes se SPAK, kompania kishte kërkuar ndryshimin e ligjit për të shmangur përgjegjësitë teknike nga kalimet e subjekteve të tjera në galeritë e Albchrome. Kjo eshte gjeja me e drejte dhe me normale.
E dyta, ligjin ne Parlament nuk e ka propozuar as Kryemadhi as Meta dhe as LSI-ja. Ate e ka propozuar deputetja e Partise Socialiste, Esmeralda Shkjau.
E treta, ligji eshte votuar nga te gjithe deputetet e maxhorances se asaj kohe. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta me partine e tyre kane dhene 19 vota apo nuk e di sa kishin, kurse Edi Rama me te tijte kane dhene 60 e ca vota.
Pra,
1-Ligji nuk eshte korruptiv.
2-Ligjin nuk e ka propozuar LSI, por Partia Socialiste dhe shume mire ka bere.
3-Meta dhe Kryemadhi nuk e kane marre vilen, qe sipas SPAK ishte rryshfet, por qe sipas paleve do te shitej me para dhe bleresi nderroi mendje.
4-Miqesia mes familjes se Metes dhe Samir Manes nuk jane veper penale. Keta kane te drejte te jene miq familjare, te qerasin njeri tjetrin me dreka, darka, bileta koncertesh dhe cfare te duan, per sa kohe vendimarrja e Metes nga pozitat e funksionarit publik nuk i jep favore biznesmenit ne kurriz te interesit publik.
Tani pasojat;
1-Buxhetit dhe qytetareve nuk u eshte vjedhur asnje qindarke nga ligji i minierave.
2-Punetoreve ne miniera nuk u jane perkeqesuar kushtet e punes.
3-Shteti nuk ka humbur asnje takse, apo aset publik si pasoje e ketij ligji.
4-Atehere cili eshte veprimi i dyshuar korruptiv i Ilir Metes dhe Monikes?
Ne finale, atyre u eshte ngritur akuze per voten e tyre pro ligjit ne Parlament, ashtu si 76 apo 78 deputete te tjere te maxhorances. Kete kane klasifikuar prokuroret si veprim korruptiv. (Kodi penal thote: Kërkimi ose marrja i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë nga funksionari i lartë shtetëror, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij…) Veprimi ketu eshte vota ne Parlament.
Une nuk di ta them nese kjo klasifikohet si korrupsion. Kete do ta vendose gjykata. Por nese do Gjykata do ta klasifikoje si korrupsion, si ky lloj korrupsioni pacim gjithmone ishalla.
Ah po. Ilir Meta mund ti kete hak keto qe po paguan. Por jo per voten e ligjit te minierave. I ka hak per ngjalat qe hengri ne Lalz. Sepse aty u ngjiz cdo gje. Inceneratori, koncesionet ne shendetesi, miliardat qe vidhen tek AKSHI, shkaterrimi i opozites, rruget me 20 milione euro kilometri, 5D-ja.
Te gjitha aty u ngjizen dhe pa Ilir Meten ndoshta nuk do te ngjizeshin dot asnjehere.