I ngarkuari me punë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner, ka zhvilluar këtë të mërkurrë një vizitë disa orëshe në ambientet e Spitalit Amerikan. Fillimisht zoti Wisner është pritur në zyrë nga CEO i këtij Spitali, Klodian Allajbeu, i cili e ka njohur të ngarkuarin me punë të ambasadës së SHBA-ve me infrastrukturën spitalore, investimet e filluara që prej 2008 nga Southeast Europe Equilty Fund ll, të cilat kanë përmirësuar shërbimin shëndetsor në Shqipëri.
Teknologjia inovatore e ofruar nga General Elektric, Medtronic, Jonson and Jonson, Boston Scientific etj, e shoqëruar me ekspertizën e mjekeve shqiptare dhe të huaj ka shërbyer si katalizator Jo vetëm për Spitalin Amerikan por edhe për shërbimin shëndetësor publik në vend duke i dhënë mundësi pacienteve shqiptarë të marrin shërbime shëndestore të avancuara ku vite para ato ishin të mundshme vetëm jashtë vendit.
Më pas z. Wisner vizitoi gjithashtu edhe Departamentin e Radiologjisë e Qendrën STROKE, ku është takuar me ekipin mjekësor të drejtuar nga profesor Mentor Petrela për të mësuar më shumë rreth shërbimeve mjeksore të avancuara që ofrohen në Spitalin Amerikan. Vizita e kreut të ambasadës amerikane në Spitalin Amerikan vjen në të njëjtën kohë që ky spital është vënë në qendër të sulmeve nga një media e kombëtare.