Deputeti socialist Fatmir Xhafa ka kundërashtuan rritjen galopante të rrogave për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë diskutimit të projektligjit që rrit pagat e anëtarëve të Kushtetueses, ish ministri i brendshëm deklaroi se nuk ka asnjë logjikë racionale që gjyqtarët e Kushtetueses të paguhen dy herë më shumë se ata të Gjykatës së Posaccme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
“Një gjyqtar i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë.
Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion.
Keni futur një rreth pa shumë logjikë të shëndetshme gjykoj unë personalisht. Jam pro rritjes së pagës, por brenda një logjike, dhe jam kundër shtesë së për vështirës, 58% që e keni shtuar”, deklaroi Xhafa.
Ligji i qeverisë për dyfishimin e pagave të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese vjen në një kohë kur kjo gjykatë ka shqyrtuar një sërë çështjesh delikate duke vendosur në favor të qeverisë. Njëra nga më kryesoret është ajo e Portit të Durrësit, për të cilën GJK hodhi poshtë padinë e opozitës dhe vendosi në favor të qeverisë duke e quajtur të ligjshme marrëveshjen e veçantë mes qeverisë dhe kompanisë arabe. Ndërkohë një tjetër çështje ishte dhe ajo e ligjit kontrovers për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, ku sërish GJK vendosi në favor të qeverisë. (Lexo https://www.oligarkia.al/qeveria-ble-gjykaten-kushtetuese/)
Por me këtë lëvizje, qeveria ka denatyruar sërish hierarkinë e sistemit shtetëror të pagave, i cili vendos në krye Presidentin e Republikës. Më ligjin ri, paga e gjyqtarëve të Kushtetueses dhe KPA bëhet 52 për qind më e lartë se ajo e presidentit. Ndërsa ajo e kryetarëve të dy institiconeve bëhet gati sa dyfishi i pagës së Presidentit të Republikës.