Qeveria do të japë kredi me interes zero për 530 punonjës të administratës gjatë këtij viti. është zbardhur në fletoren zyrtare vendimi, i cili shpërndan kuotat sipas kategorive përfituese.
Sipas vendimit, 90 kuota do të jepen për punonjësit nën varësi të ministrisë së Brendshme. Po kaq kredi do të shpërndahen edhe për mësuesit apo punonjësit e tjerë nën varësi të ministrisë së Arsimit.
Ministria e Shëndetësisë do të shpërndajë 80 kredi pa interes për mjekët dhe infermierët, ndërsa ministria e Bujqësisëajo e Mbrojtjes, ministria e Ekonomisë, Infrastruktura, Drejtësia, ministria e Jashtme, Financat, Turizmi dhe Kryeministria do të ndajnë nga 30 kuota secila.
Përfituesit e kredive pa interes përzgjidhen sipas një formule pikëzimi me disa variabla. Punonjësit të cilët nuk kanë shtëpi apo ata që jetojnë në banesa të mbipopulluara përfitojnë automatikisht 50 për qind të pikëve. Gjysma tjetër e pikëve përcaktohet nga vjetërsia në punën e shtetit dhe kushtet ekonomike të punonjësit, të cilat kanë nga 25 pikë secila.
Punonjësit e administratës publike të përzgjedhur sipas formulës do të përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0% nga bankat, pasi interesat e tyre do të paguhen nga shteti.